Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Taulant Seferi bëri një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla.
Për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur një ofertë joshëse, burime për SuperSport tregojne se Dnipro është gati që të paguajë 1 milion dollarë për kartonin e lojtarit, sa është dhe klauzola e largimit.
Po ashtu, Dnipro i ka ofruar dhe një pagë prej 500 mijë dollarësh Seferit, i cili ka një ofertë mjaft të majme në tavolinë. Megjithatë, sulmuesi falë performancës së treguar dhe golave të realizuar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të ndryshme në Europë.
Për Seferin ka interesim konkret dhe nga Turqia dhe Kroacia, ndaj gjithçka do të vlerësohet me kujdes nga Seferi dhe përfaqësuesit e tij, të cilët po punojnë me shumë kujdes. Dnipro u shpall nënkampione në Ukrainë në sezonin që u mbyll dhe beson se me Seferin do të përforconte ndjeshëm repartin e avancuar, raporton Supersport.
Futbollisti nga Kumanova ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Winterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollar për të, 26-vjeçari shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.

Top Channel