19/11 12:07
Sulmi me raketa, i cili shkatërroi rreth 30 ndërtesa, në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ka shkaktuar disa viktima.
Numri i të vdekurve tani është rritur në pesë persona, ka thënë guvernatori i rajonit, duke shtuar se më i riu ishte 21 vjeç dhe më e moshuara 95.
“Kjo grua i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, tha guvernatori i provincës Lviv Maksym Kozytskyi për viktimën më të vjetër.
Guvernatori shtoi se dhjetëra njerëz janë plagosur, ndërsa ekipet janë zhvendosur në vendin e ngjarjes.
Top Channel