Mbretëria e Bashkuar emëron ambasadorin e ri në Ukrainë

06/07/2023 15:12

Martin Harris do të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kiev, ka njoftuar qeveria britanike.

Zoti Harris ka shërbyer më parë në Kiev midis 2003 dhe 2008, si dhe në Moskë dhe Bukuresht në Rumani.

“Jam i lumtur që po kthehem në Ukrainë për të udhëhequr punën jetike të Ambasadës sonë në mbështetjen e qeverisë dhe popullit ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre dhe vlerat tona të përbashkëta.

Marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Ukrainën nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”– tha Harris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA