Lukashenko: Ukraina po planifikon ‘diçka serioze’ në vijën e frontit përpara samitit të NATO-s

06/07/2023 10:20

Presidenti Lukashenko thotë se Ukraina po planifikon diçka “serioze” përpara samitit të NATO-s në Vilnius javën e ardhshme.

Ai shtoi se një veprim i tillë do të bënte që Ukraina të shkatërronte rezervat e saj më të mira dhe të varroste aftësitë e saj ushtarake. Samiti Aleancës në Lituani do të mbahet të martën dhe të mërkurën.

I ndalur tek raportet me Prigozhin, Lukashenko tha se oferta për vendosjen e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi ende qëndron, pavarësisht se udhëheqësi i tyre nuk ishte në vend.

Sa i përket vendndodhjes së tyre tani, Lukashenko tha: “Me sa jam informuar sot në mëngjes, luftëtarët e PMC të Wagner janë në kampet e tyre. Në kampe të përhershme, ku ndodheshin pas tërheqjes së tyre nga fronti për shërim”.

Presidenti bjellorus shtoi gjithashtu se nuk ishte i shqetësuar për mercenarët që do të kthehen kundër Bjellorusisë në asnjë fazë dhe se ata mund të përdoren për të mbrojtur vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA