Futbolli gjerman po kalon një krizë të paprecedentë.
Skuadra e të rriturve është eliminuar dy herë radhazi në Botëror në fazën e grupeve dhe e ardhmja nuk duket shumë më e mirë, duke marrë parasysh edhe dështimin e fundit të U-21 në fazën e grupeve të Europianit.
Bastian Schweinsteiger, një legjendë e “Mannschaft” dhe anëtar i atij ekipi që ngriti Kupën e Botës së fundit nëntë vjet më parë, në Brazil, beson se Pep Guardiola është kryesisht fajtori për këtë rënie.
Në një intervistë për “talkSPORT”, ish-lojtari i Bayernit shpjegoi teorinë e tij:
“Kur mbërriti në Gjermani, të gjithë ishin të mendimit se duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasime të shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte se ne humbëm vlerat tona.
Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak, që gjithmonë ka vrapuar deri në fund.
Mendoj se e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, sepse thjesht e kemi harruar. Ne ishim më të përqendruar në pasimin e topit bukur”.
Duhet theksuar se edhe Bayerni, flamuri gjerman i futbollit në nivel klubesh, po kalon një moment të vështirë. Në dy sezone radhazi u eliminua nga Champions League në çerekfinale dhe arriti vetëm të shpallet kampion kombëtar.
Guardiola, triumfues i trefishtë me Manchester City-n këtë sezon, ka drejtuar skuadrën bavareze nga viti 2013 deri në vitin 2016 dhe ka arritur të fitojë tre tituj të Bundesligës dhe dy kupa, por pa mundur të shkëlqejë në Champions./SuperSport
Top Channel