Ish-deputeti Alqi Bllako dëshmon në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm, gjykata t’i bëjë ballë presionit

06/07/2023 16:56

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako po e kryen vetë mbrojtjen në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në dëshminë e tij në sallën e gjyqit, Bllako ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Shpresoj që gjykata t’i bëjë ballë presionit dhe të më japë pafajësi. Nuk kam shpërdoruar detyrën. Po radhis këtu gjithë praktikën që u ndoq për djegësin e Elbasanit, është kontratë PPP, unë skam qenë anëtar as i Këshillit Bashkiak Elbasan, as kryetar i Bashkisë së Elbasanit, as anëtar i komitetit ndërinstitucional të ngritur për këtë procedurë dhe as anëtar i këshillit të ministrave që u përfshinë në këtë procedure.  U zgjodhën shtatë anëtarë të komisionit, është sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, organi epror që i zgjodhi madje katër anëtarë ishin nga ministria e Financave e dhe ministria e Drejtësisë. Dhe në këtë proces nuk isha epror.”-tha ish-deputeti.

Ishte e qartë që Alqi Bllako kishte studiuar të gjitha vendimet e gjykatës së lartë dhe të kushtetueses dhe radhiti disa vendime të tyre për shpërdorimin e detyrës, si dhe faktin qe vendimet ishin kolegjiale nga komiteti ndërinstitucional dhe këshilli i ministrave.

Vendimet e këtyre gjykatave tha Bllako përpos praktikës së ligjit tregojnë se çfarë janë vendimet kolegjiale dhe praktika për konvensionarin e Elbasanit tregon që ishte kolegjiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA