Himarë/ Dërgoi punonjësit të shpërndanin fletëpalosje për të reklamuar biznesin, “rivalët” tentojnë të dhunojnë 74-vjeçarin

06/07/2023 19:48

Një konflikt ka ndodhur midis disa personave në zonën e Llamanit të Himarës. 

Dy persona, 34-vjeçari A. M., dhe 24-vjeçari K. M., janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta 74-vjeçari Ll. Q., pasi i moshuari ka dërguar dy punonjësit e tij R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij. Kjo pasi biznesi i tij ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Sipas policisë, asnjë nga personat e përfshirë në këtë konflikt nuk ka ngelur i lënduar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA