Balenat gri kërkojnë ndihmën e barkave me njerëz për parazitët e trupit (foto-video)

06/07/2023 17:51

Kapiteni i një barke turistësh nga Baja California, Meksikë, thotë se balenat gri kthehen shpesh pranë barkës së tij për ‘përkëdhelje’ nga njerëzit.

Por në fakt kafshët gjigante kanë mësuar t’i afrohen barkave të turistike të vëzhgimit të balenave për t’i ndihmuar me heqjen e prazitëve detarë që u ngjiten në trup.

Pamje të shumta video kanë dokumentuar këtë sjellje në lagunën Ojo de Liebre në ujërat e Baja California, ku balenat shihet që ngrejnë kokën në sipërfaqe për të kruar midhjet parazitare që u ngjitën në lëkurë, të njohura ndryshe si barnakula.

“E kam bërë vazhdimisht këtë, si me një balenë dhe me të tjera”, thotë peshkatari Paco Jimenez Franco për mediat. “Është shumë emocionuese për mua.”

Parazitët e balenave, barnakulat ose ciamidët janë krijesa të lidhura së largu me gaforret, që nga uji ngjiten në pjesën e sipërme të trupit të balenës dhe jetojnë aty në formë parazitare, pa shkaktuar dëm të konsiderueshëm për balenën. Por ato supozohet se irritojnë sjelljen e kafshës gjigante gjitare.

Disa studiues thonë se balenat mund të përfitojnë nga barnakulat, të cilat hanë algat në trupin e balenës apo copat e lëkurave të vdekura të saj.

“Mendoj se ato kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje me parazitët e tyre”, thotë Mark Carwardine, zoolog me eksperiencë në këtë rajon. “Lëkura e balenave është e ndjeshme dhe të kesh qindra krijesa të vogla të ngjitura në të, duhet t’i bëjë ato si të çmendura”.

Franco shkëput një nga parazitët në kokën e balenës dhe tregon se pasi bëri këtë herën e parë, balena nisi të rikthehej.

Ashtu si shumë balena të mëdha e të ngadalta, edhe ato gri mund të ritën deri në 15 metra dhe janë të prekura ndjeshëm nga parazitët, të cilët i mbledhin teksa ushqehen me amfipode të vogla në fund të detit.

Megjithëse nuk mund të konfirmohet se afrimi tyre me njerëzit ka të bëjë me heqjen e parazitëve, Carwardine thotë se ato sigurisht nuk mërziten kur njerëzit ua heqin.

“Por duhet të heqësh qindra të tilla qe te beje njëfarë ndryshimi, edhe pse mbijetesa e tyre është disi simbiotike”.

Belanat gri mund të jetojnë deri në 80 vjet.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA