18/11 16:36
Milani zyrtarizon përforcimin e tretë gjatë kësaj merkatoje verore.
Pas firmave me portierin Sportiello dhe mesfushorin Loftus-Cheek, kuqezinjtë kanë siguruar edhe shërbimet e Luka Romeros.
18-vjeçari argjentinas (zotëron edhe pasaportën spanjolle) luan si sulmuesi i djathtë, pozicion ku trajneri Pioli ka nevojë për përforcime.
Romero vjen si lojtar i lirë nga Lazio, skuadër ku luajti në dy sezonet e fundit. Talenti latin, i cili ka lindur në Meksikë, ka firmosur për katër vite me Milanin.
Gjatë aventurës së tij me “djallin”, ai do të mbajë veshur fanellën me numër 18. Romero ka luajtur më parë me Mallorcan në Spanjë. Ndërkohë që me Lazion regjistroi 21 ndeshje dhe një gol.
Top Channel