“A kanë para për Chukwuezen?!” Presidenti i Villarealit tallet me Milanin

06/07/2023 14:54

Samuel Chukwueze është një nga objektivat e shumtë të Milanit në merkato. Kuqezinjtë kanë piketuar nigerianin e Villarealit si përforcimin e duhur për ofensivën.

24-vjeçari luan si sulmues i djathtë, pozicion ku skuadra e Piolit ka vuajtur në vitet e fundit. Gjithsesi, presidenti i klubit spanjoll, Fernando Roig, nuk e ka kursyer ironinë ndaj Milanit në lidhje me këtë çështje.

Nuk e di nëse Milani është i interesuar për Chukwuezen. Por nëse interesimi është i njëjtë janë si në rastin e Musacchios, me doktor Gallianin që më ankohej se nuk kishte para…

Atëherë le të shijojmë fideua (ushqim tipik valencian) dhe të rikthehemi në shtëpitë tona”, u shpreh për AS kreu i Villarealit.

Duke iu referuar verës së vitit 2017, kur Milani pagoi 18 milionë euro te “nëndetësja e verdhë” për kartonin e Mateo Musacchios, qendërmbrojtësit me origjinë arbëreshe.

Villareali kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë Chukwuezen, i cili ka edhe një kontratë me klubin e La Liga-s. Shumë të cilën drejtuesit e Milanit nuk janë gati ta paguajnë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA