Arsenali arkëton 25 mln euro, Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

06/07/2023 16:31

Akordi është arritur: Granit Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkusen.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, i dha fund aventurës 7-vjeçare me Arsenalin.

Duke u rikthyer në Bundesliga, kampionat ku më parë ka luajtur me M’Gladbach. “Aspirinat” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin për shumën 25 milionë euro.

Ndërkohë që mesfushori me origjinë shqiptare, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bayer Leverkusen.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën gjermane, që “blindon” mesin e fushës me një lojtar plot kualitet dhe me eksperiencë të madhe mbi supe.

Xhaka ka dalë nga akademia e Baselit. Më pas erdhën eksperiencat te M’Gladbach dhe Arsenal. Ndërkohë që deri në vitin 2028 do të mbajë veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit dhe prezantimi i Granit Xhakës përpara tifozëve të rinj.

Gjatë aventurës me Arsenalin, 30-vjeçari regjistroi 297 ndeshje, shënoi 23 gola dhe dhuroi 29 asiste. Në Londër ai fitoi katër trofe: dy herë FA Cup dhe po kaq herë Superkupën e Anglisë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA