Xi paralajmëroi Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore? Reagon Kremlini

05/07/2023 14:56

Kremlini hodhi poshtë raportimet se presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.

Sipas një raporti të Financial Times, Xi i dha paralajmërimin Putinit gjatë një takimi ballë për ballë të zhvilluar në Moskë, në mars. Megjithatë, Kremlini tha të mërkurën se raporti është i rremë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “si rezultat i kësaj vizite të rëndësishme, u dhanë shumë informacione, thelbi i negociatave u shpreh qartë në dokumentet e nënshkruara. Gjithçka tjetër është trillim”.

Marrëdhëniet e ngushta mes të dy liderëve janë vënë në qendër të vëmendjes që nga pushtimi në shkurt 2022. Komentet e Peskov erdhën pasi zyrtarët në Kiev paralajmëruan për një sulm të mundshëm rus në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha se autoritetet janë të përgatitura nëse Moska mund të kryejë “veprime krejtësisht të pamatura” në uzinën e pushtuar nga Rusia.

Rusia mund të sulmojë centralin, paralajmëroi ajo, për ta kthyer vrullin e luftës në favor të saj dhe për të “arritur qëllimet e saj ushtarake“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA