22/12 18:59
Pozicioni i Kinës për çdo kërcënim të mundshëm bërthamor është ‘i rëndësishëm’, ka thënë një këshilltar i lartë ukrainas.
Frika është rritur rreth sigurisë së Zaporizhzhia, me Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë tjetrin për planifikimin e sulmeve në objekt.
Një raport i Financial Times pretendon se Presidenti Xi Jinping e paralajmëroi Presidentin Putin t’i rrinte larg një kërcënimi bërthamor. Andriy Yermak shkroi në Telegram se ky ishte “një pozicion i rëndësishëm i [Kinës] në lidhje me kërcënimin bërthamor nga terroristi i çmendur rus”.
Presidenti Xi ka qëndruar i heshtur, të paktën publikisht, që nga rebelimi i Wagnerit, por mbetet një aleat i ngushtë i Presidentit Putin dhe regjimit të tij.
Top Channel