Kryeministri Edi Rama u shfaq i vendosur për të mos ndryshuar agjendë e kësisoj duke mos të hequr Kosovën, nga turi Ballkanit për të promovuar e avancuar “Procesin e Berlinit për Ballkanin perëndimor.
Ky qëndrim i Edi Ramës vjen në një kohë kur nga qeveria e Kosovës nuk erdhën sinjale mikpritje për kryeministrin e Shqipërisë. Madje Prishtina zyrtare artikuloi një kusht.
“Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, tha Rama.
Turi dy ditor i kryeministrit në 6-7 Korrik përfshinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. I paraprin mbajtjes të samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë në tetor.
Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.
Në këtë mënyrë ai lajmëroi fundin e nismës Open Ballkan në të cilën aktivisht ishin anëtarë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe që u pranua nga Mali i Zi, por jo nga Bosnja dhe as nga Kosova.
Ndërkohë samiti i procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti dhe nga ky samit 5 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritshmëri të larta.
Top Channel