PSG-Mbappe drejt fundit/ Francezët janë gati të shesin yllin e tyre, shkarkojnë trajnerin zyrtarisht

05/07/2023 15:22

Bisedimet mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint Germain për rinovimin e kontratës janë në një pikë të vdekur.

Kjo është ajo që publikon e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, klubi parizien vazhdon të bëjë tentativat që sulmuesi të zgjasë kontratën me të, por Mbappe duket i vendosur në qëndrimin e tij; të respektojë kontratën e tij deri në 2024 dhe të mos ekzekutojë opsionin e rinovimit deri në 2025

Sipas kësaj të përditshmeje, PSG i ka premtuar UEFA të shesë Mbappe këtë verë. Fair Play financiar i ka ekspozuar kampionët e Francës të cilët në bilancin financiar ka të përfshire pagën e lojtarit që arrin në 72 milionë euro, së cilës i shtohet edhe bonusi i besnikërisë prej 80 milionë euro. Por ndërkohë, Paris Saint Germain mbetet stoik në qëndrimin e tij ndaj yllit francez.

Ndërkaq, Paris Saint Germain zyrtarizoi largimin e trajneri Christophe Galtier. Në një komunikatë për shtyp, klubi parizien bëri të ditur se u vendos zgjidhja e kontratës me të duke e falenderuar Galtier për kontributin e tij në këtë sezon ku Paris Saint Germain fitoi titullin kampion të Ligue 1. Tani ajo që pritet nga kampionët e Francës, është zyrtarizimi i trajnerit të ri të skuadrës që është Luis Enrique.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA