Në video shihen momentet e pafata kur një dem i provokuar ekzekuton hakmarrjen e menjëhershme ndaj një spektatori gjatë një eventi vrapimi me demat, dje në Castejon të Spanjës.
Trumat që kishin mbushur anët e bulevardit Sarasate de Castejón dëshmuan sulmin e demit që ndaloi papritur në mes të rrugës, ndaj burrit problematik.
I rrethuar nga të gjitha anët nga spektatorë që ulërisnin, demi dukej i trazuar dhe konfuz, teksa njerëzit tundnin duart nga prapa barrikadave teksa tentonin ta nxisnin të vraponte sërish.
Por ata duket se morën më shumë nga sa prisnin kur demi i vuri syrin spektatorit që po e ngacmonte me një shkop në fytyrë.
Me një matje të llogaritur, kafsha e nxehur bovine kërcen mbi gardhin duke hyrë mes spektatorëve prapa tij për të goditur provokuesin.
Rezidenti i pafat raportohet se ishte 61 vjeçari Fernando Miguel, që tentoi t’i fshihej kafshës dhe brirëve të saj por u rrëzua duke përplasur kokën dhe humbi ndjenjat.
Turmat e tmerruara vijonin të klithnin kur Fernando qëndronte i palëvizur në trotuar, para se disa prej tyre ta merrnin për ta larguar dhe dhënë ndihmë.
Por teksa kafsha lëvizte në zonën e spektatorëve, i dha dhe një goditje të papritur në bark 82-vjeçares Teresa Martínez Pascual, që ra përtokë duke mbajtur stomakun.
Fernando ndërkohë raportohet se ishte rikuperuar dhe kishte dalë nga spitali një natë më vonë.
Një tjetër incident u shënua në fundjavë nga demat e fermës Arriazu de Ablitas, duke u goditur kur hyri në zonën e demave, duke pësuar vetëm plagë të lehta.
Tradita e vrapimit me demat ka qenë pjesë e rëndësishme e kulturës spanjolle prej shekujsh.
Me rrënjë të thella në folklor, eventet mbledhin shumë vendas dhe turistë që kërkojnë emocione për eksperiencën e rrallë, por kafshët shpesh kanë pësuar plagosje ose vdekje.
Top Channel