11 persona janë vënë nën hetim në Ksamil pasi ndërtuan pa leje.

Gjatë operacionit policor të koduar “Coastline” u vunë nën hetim F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç.

Sarandë/Kontrolle të shtuara në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për lirimin e hapësirave publike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Coastline”. Procedohen penalisht 11 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Coastline”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për 11 shtetas, konkretisht: F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për godtijen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA