23/11 20:33
Barcelona njoftoi këtë të mërkurë nënshkrimin me Iñigo Martínez (32 vjeç), që vjen nga Atheltic Bilbao.
Mbrojtësi i qendrës vendos të mos e rinovonte kontratën me klubin bask, duke iu bashkuar “blugranave” si lojtar i lirë, ashtu si Christensen, Kessie apo Gündogan, raporton Supersport.
Ai numëron plot 357 ndeshje gjatë 13 sezoneve në elitën e futbollit spanjoll me Real Sociedadin dhe Bilbaon, pra bëhet fjalë për një lojtar me shumë përvojë.
Në të gjitha ndeshjet e La Ligas ka shënuar 22 gola, ka dhënë 7 asistime.
Top Channel