Mbeten të bllokuar turistët ukrainas dhe bjellorusë në zonën e Dukatit, gjenden pas gjashtë orësh
05/07/2023 20:39
Disa shtetas ukrainas dhe bjellorusë, kanë mbetur të bllokuar në malin e Karaburunit mbi zonën e Dukatit.
Ata kanë telefonuar emergjencat e shtetit grek për ndihmë.
Ka qenë shteti grek që ka njoftuar autoritetet shqiptare, të cilat sapo kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin turistët.
Në ndihmë të turistëve, policia e shtetit, zjarrfikësit si dhe zonat e mbrojtura.
Pas 6 orësh kërkim në zonën e gadishullit të Karaburunit pesë turistët janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kishin mëngjesin e sotme për të eksploruar vendin dhe humbën rrugën.
Top Channel