Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç është ndaluar mbrëmjen e së martës duke kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Jabllanoviç, i cili ishte i shoqëruar me gruan dhe fëmijët e tij, kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.
Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se ai është liruar në mënyrë të rregullt.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se kjo ka ndodhur dje në mbrëmje, derisa njësia policore ka qenë në kufi.
“Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Top Channel