Turneu i Wimbledonit po shoqërohet si tradicionalisht nga reshjet e shiut që ka detyruar organizatorët të shtyjnë disa prej ndeshjeve në ditën e dytë.
Megjithatë në këtë ditë disa prej emrave më të rëndësishëm të tenisit kanë mundur të mbyllin sfidat e tyre dhe të kualifikohen në raundin e dytë të turneut londinez. Kështu numri 1 i botës Carlos Alcaraz u kualifikua pasi mundi francezin Jeremy Chardy me rezultatin 3-0 në 1 orë e 53 minuta lojë.
U kualifikua në raundin e dytë të Wimbledon edhe Andy Murray që fitoi derbin britanik me Peniston me rezultatin 3-0. Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga Murray që i mbylli llogaritë e kësaj sfide për 2 orë e 1 minuta teksa i fitoi tre setet e kësaj ndeshjeje me rezultatin 6-3; 6-0; 6-1 duke prerë biletën për në raundin e dytë
Nuk ka surpriza në kampin e femrave teksa pretendentet për të fituar turneun kaluan në raundin tjetër. Elena Rybakina, numri 2 i botës eliminoi në raundin e parë amerikanen Rogers me rezultatin 2-1.
Akoma më e lehtë ishte fitorja e Aryna Sabalenkës që mundi 2-0 hungarezen Udvardy.
Top Channel