Anceloti, trajner i Brazilit/ Trajneri italian i Realit të Madridit nga viti 2024 do të marrë drejtimin e “Seleçaos”

05/07/2023 15:13

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i përfaqësueses braziliane duke nisur nga viti 2024.

Sipas CNN Brazil, ai që e konfirmoi ishte presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Aktualisht Carl Ancelotti është trajneri i Realit të Madridit, kontrata me të cilin i skadon në qershor të vitit 2024.

Për këtë arsye ai do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës duke nisur nga Copa America të 2024, deri në atë kohë përfaqësuesja braziliane do të drejtohet nga trajneri i komanduar Fernando Diniz

Në këtë mënyrë, Carlo Ancelotti do të bëhet i pari trajner i huaj që do të drejtojë përfaqësuesen braziliane pas thuajse 60 vitesh. Trajneri i fundit i huaj në pankinën e Brazilit ishte argjentinasi Filipo Nunez që e drejtoi Selecaon vetëm në një ndeshje në 1965.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA