Për akuzën e vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, fshehjen e kufomës dhe mbajtjes pa leje të armëve, Fredi Rrushi u dënua me 15 vite burgim.
Por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar e për rrjedhim sipas gjykatës së Tiranës dënimi i zbret në dhjetë vjet burgim. Në krye të gati dy viteve nga rrëmbimi i Hoxhës, prokuroria nuk qe në gjendje të vërtetonte akuzat e pastrimit të parave prej të dyshuarit e po ashtu as motivet se përse 45 vjeçari nga Mati ndryshoi agjendë dhe nga një kafene, e transportoi me automjet shokun e tij duke e qëlluar me dy plumba në malin e Dajtit.
Krimi sipas prokurorisë u krye dy javë përpara se të zbulohej trupi i të ndjerit, zhdukja e të cilit u denoncua nga I biri. Denoncuesi e përshkroi kryefamiljarin Rruzhdi Hoxha si përdorues të kokainës dh si një person që largohej shpesh nga banesa. Ditën e fundit ai iku nga shtëpia mbas një ftese nga një prej shokëve i identifikuar me inicialet E.T.
Kamerat e sigurisë vërtetuan se i ndjeri orët e fundit të jetës kishte udhëtuar me një automjet, që drejtohej nga i akuzuari Fredi Rrushi, i cili ndërkohë lëvizte i lirë në kryeqytet pavarësisht se ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Por prokuroria nuk arriti të mblidhte prova për dyshimet e tjera të policisë, atë të kultivimit të dogës në zonën e malit të Dajtit, aty ku u arrestuan disa persona, të cilët kishin kultivuar kanabis sativa.
I dyshuari këmbëngul se nuk ka lidhje me krimin e vrasjes me paramendim, dhe se e la Hoxhën në afërsi të banesës, një version që rrëzohet nga kamerat e sigurisë.
Top Channel