Autoritetet braziliane kanë deklaruar se ylli i futbollit Neymar u gjobit me 3.5 milionë dollarë për shkeljen e rregullave mjedisore gjatë ndërtimit të rezidencës së tij bregdetare në Brazilin juglindor.
Projekti luksoz shkeli rregullat në lidhje me përdorimin dhe lëvizjen e burimeve të ujërave të ëmbla, shkëmbinjve dhe rërës, pretenduan fillimisht autoritetet lokale në fund të muajit të kaluar dhe konfirmuan të hënën.
Një zëdhënës i Neymar refuzoi të komentojë mbi këtë çështje. Rezidenca e tij ndodhet në qytetin Mangaratiba, në bregun jugor të shtetit Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Organi mjedisor i Mangaratiba tha në një deklaratë të hënën se shkelje mjedisore janë bërë “në ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencë”.
Përveç gjobës, çështja do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme vendore, Policia Civile e Shtetit dhe zyra e mbrojtjes së mjedisit.
Top Channel