
23/02 17:26
Partizani-Ballkani zhvilluan këtë të martë një ndeshje miqësorë në “Kukës Arena”, ndërsa ndodhen në fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të Champions League.
“Vëllazërorja” u fitua me rezultatin 1-2 nga skuadra nga Suhareka, që gjeti avantazhin që në minutën e dytë.
Golat për Ballkanin u realizuan nga Rrahmani dhe Korenica, ndërsa për Partizanin rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’. /Supersport
Top Channel