Një e mitur në Malishevë të Kosovës ka tentuar që të bëjë vetëvrasje, pasi është sulmuar seksualisht nga një person.

Rasti ka ndodhur më 31 maj të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën e 3 korrikut.

“Po, mund të ju konfirmoj se një vajzë e mitur ka tentuar që të kryejë vetëvrasje pasi është sulmuar seksualisht nga një person. Rasti ka ndodhur më 31 maj dhe viktima është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, duke shtuar se gjendja shëndetësore e viktimës aktualisht është e rëndë, sipas Telegrafit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA