Tre të ekzekutuar në Iran për përdhunim të grave në klinikën e rreme estetike (fotot)

04/07/2023 17:26

Autoritetet në Iran thanë sot se kanë ekzekutuar tre persona që u shpallën fajtorë për përdhunimin e grave që kishin joshur të vinin në një sallon ilegal estetik, ku i injektonin me droga anestetike.

Treshja u shpall faktorë për bashkëpunim në 12 çështje sulmesh seksuale prej fundit të vitit 2021 në provincën jugore të Hormozgan dhe ishin varur në burgun e Bandar Abbas, njoftonte rrjeti online i gjyqësorit të vendit Mizan Online.

Një nga të dënuarit ishte mjek asistent, dhe kishte joshur shtatë viktima në klinikën e rreme kozmetike me “reklama false” për produkte kozmetike që postonte online, teksa i injektonte me qetësuesin anestetik dhe i përdhunonte, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Në njoftim thuhej se dy të tjerët, edhe ata infermierë, u ekzekutuan për pesë raste përdhunimi dhe në lidhje me vjedhjen e mjekimeve që përdornin.

Ekzekutimet çojnë në shtatë numrin e të ekzekutuarve deri tani këtë vit në vend për çështje përdhunimi, tha Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran, me bazë në Norvegji, edhe pse shtonin se në keto raste të dyshuarit torturohen për të pranuar fajin dhe më pas dënohen me vdekje.

Sipas raportimeve të fundit të grupit për dënimet me vdekje në Iran, të paktën 23 njerëz u ekzekutuan me akuza përdhunimi vitin që shkoi, bë krahasim me 10 në 2021 dhe 12 në vitin para tij.

Grupi Amnesty International thotë se Irani ekzekuton më shumë të burgosur nga çdo vend tjetër përveç Kinës, e cila vitin që shkoi ekzekutoi me varje të paktën 582 njerëz.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA