Shfaqje dramatike ish-liderit gjeorgjian Saakashvili, kockë e lëkurë nga spitali i burgut (fotot)

04/07/2023 19:38

Ish-presidenti i burgosur gjeorgjian Mikheil Saakashvili, është shfaqur sot në televizion për herë të parë prej disa muajsh, me një pamje të dobësuar që ngjalli shqetësime për trajtimin e tij.

Në paraqitjen dramatike në gjykatë në video nga spitali burgut, ai mbronte pafajësinë e tij. “Nuk kam bërë asnjë krim. Gjeorgjia nuk ka pasur asnjëherë një president fajtor, dua që këtë ta dinë të gjithë”, tha ai.

Lideri vendit të Kaukazit nga viti 2004 deri 2013, Saakashvili u burgos pas kthimit nga ekzili për abuzim me pushtetin, për të cilat ai dhe grupe të të drejtave thonë se janë të motivuara politikisht.

Në lidhjen video me gjykatën, 55 vjeçari Saakashvili, ngriti bluzën për të treguar peshën e humbur me brinjët që i dukeshin nga kraharori e barkun e tkurrur nga brenda.

Ai po mbahet në një spital civil, ku u transferua në fund të vitit që shkoi pasi beri një grevë urie në protestë të arrestimit.

“Burgosja nuk do të arrijë të më thyejë. Do të jemi përfshirë në politikën e Gjerorgjisë”, tha qytetari i dyfishtë gjeorgjian e ukrainas.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha se do të kërkojë largimin e ambasadorit gjerogjian nëse nuk gjendet një zgjidhje për shëndetin e Saakashvili.

Zelenskiy i ka dhënë Saakashvili-t qytetarinë ukrainase në 2019, ndërsa sot kërkonte që ai të transferohet në një klinikë në perëndim të Ukrainës.

Kievi akuzon Tbilisin se po bashkëpunon me Moskën teksa Zelenski thotë se “Rusia po e vret Saakashvili-n me duart e gjeorgjianëve”.

BE dhe SHBA kanë nxitur Gjeorgjinë të sigurojë që Saakashvili të marrë kujdesin e duhur mjekësor dhe të drejtat e tij të mbrohen.

FOTO GALERI
3/5
Lideri vendit të Kaukazit nga viti 2004 deri 2013, Saakashvili u burgos pas kthimit nga ekzili për abuzim me pushtetin, për të cilat ai dhe grupe të të drejtave thonë se janë të motivuara politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA