Foto ilustruese

Një 44-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte në kërkim nga drejtësia e shtetit fqinj për trafikim të lëndëve narkotike.

Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, Interpol Tiranën, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe shërbimet e DVP Tiranë, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar përkohësisht më qëllim ekstradimin Italisë, vendin ku ka kryer veprën penale, shtetasin R. H., banues në Tiranë.

44-vjeçari ishte i akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e shtetasit R. H., drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA