“Në kuadër të dashurisë” është duke xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës, duke e bërë këtë të fundit sërish pjesë të ekranit të madh pas shumë vitesh.

Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.

Herë pas here ju kemi zbuluar nga pak dhe prapaskenat e xhirimeve të këtij filmi që ka ndezur jo pak kuriozitetin e të gjithë publikut. Teksa të premten mbrëma në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel u zhvillua një lidhje direkte me sheshxhirmin në Korçë, ne hodhëm një vështrim të yjeve tanë nga prapaskenat e filmit.

E po nga kjo natë, nga një video ekskluzive e postuar nga ne, kemi parë Luiz Ejllin në një performancë këndimi live. Zëri i tij i ëmbël dhe i veçantë i ka mahnitur të gjithë teksa po shijonin këtë mbrëmje fantastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA