“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme”/ Clinton largohet nga Shqipëria: Emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania

04/07/2023 13:17

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është larguar nga Shqipëria duke u përcjellë nga kryeministri Edi Rama.

Kreu qeverisë shqiptare në komentin e tij ka zgjedhur të përcjellë atë çfarë i tha Bill Clinton pak përpara se të linte tokën Shqiptare.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – u shpreh Bill Clinton  ish president i SHBA

Përmes një ceremonie madhështore siç i takonte një miku të jashtëzakonshëm të shqiptarëve Bill Klinton mori “Yllin e Mirnjohjes për arritjet Publike” akorduar nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e dimë si do të ishte e ardhmja e vendit tonë pa këtë zotëri, por do të kishte qenë shumë më e zymtë se sa mund të guxojmë ta marrim me mend. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë mln refugjatë kosovarë që erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer në shtëpi. Kasapi i Beogradit mund ta kishte kaluar jetën në pushtet dhe jo pas hekurave, kontributi i drejtpërdrejtë për shqiponjën tonë binjake e eklipson natyrshëm kontributin për Shqipërinë.”– u shpreh Rama.

Njeriu  që i solli pavarësinë Kosovës u ndal edhe në situatën aktuale në vendin ku admirimi për të s’ka për tu sosur kurrë.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi. Cfare  ceshje me madhe politike mund te avancohet, duke pasur tension. Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë.”- u shpreh Bill Clinton.

Pjesa më emocionuese e ceremonisë së  nderimit të ish presidentit Klinton ishin disa prej atyre fëmijëve të cilët  pas çlirimit të Kosovës  morën emrin e Bill Klinton. Disa prej tyre ishin në Tiranë për ti thënë disa fjalë zemre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA