Mbrojtësi 22-vjeçar është një titullar fiks edhe te përfaqësuesja e Irlandës, ku numëron 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar. /Supersport
29/12 20:00
Brentford përforcon mbrojtjen.
Klubi i Premier League ka arritur të transferojë irlandezin 22-vjeçar Nathan Collins nga skuadra e Wolverhampton, teksa zyrtarizimi ka ardhur këtë të martë.
Për kartonin e 22-vjeçarit, Brentford ka paguar 30 milionë euro në arkat e ‘ujqërve’, teksa vetë mbrojtësi Collins ka firmosur një kontratë 6-vjeçare.
Nathan Collins luan në Premier League prej dy sezonesh, teksa fillimisht mbajti veshur fanellën e Burnley dhe më pas të Wolves vitin që lamë pas, ku zbriti në fushë për plot 26 takime.
Mbrojtësi 22-vjeçar është një titullar fiks edhe te përfaqësuesja e Irlandës, ku numëron 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar. /Supersport
Top Channel