Stefan Kokic ishte 11 vjeç kur avioni me të cilin udhëtonte bashkë me prindërit e tij u detyrua të bënte një ulje emergjence, çka bëri që ai të vuante vazhdimisht nga ëndrra të këqija e dhembje koke.
Kompania britanike Ryanair u urdhërua të paguajë dëmshpërblim £8,500 (€10 000) për fluturimin e tmerrshëm që kishte kaluar i vogli që udhëtonte nga Irlanda drejt Kroacisë, i cili e la me pasoja traumatike.
Stefan Kokic, tashmë 17 vjeçar, kur ishte 11-vjeç fluturonte nga aeroporti Zadar në Dublin në korrik 2018 kur avioni humbi presionin e ajrit në kabinë.
Për të bërë uljen e emergjencës piloti u detyrua të ndalonte në Frankfurt në aeroportin Hahn Airport, para se Stefan dhe prindërit e tij më në fund të lejoheshin të vijonin udhëtimin.
Stefan është diagnostikuar me stres dytësor të mbetur prej incidentit , si dhe me dhembje koke, raporton rrjeti Daily Star.
“Stefan ka kaluar një makth të tmerrshëm”, tha avokati i tij Ciaran Mandal ndërsa shtonte se bashkë me familjen kanë pësuar tronditje emocionale si rezultat i eksperiencës. “Familja e Stefan cila jeton në Kildare, Irlandë, ka paditur grupin e fluturimeve Ryanair, dhe gjykatësi John O’Connor aprovoi dëmshpërblimin €10,000 për çështje të hapura mes palëve.
Top Channel