Zelensky: Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës

03/07/2023 17:21

“Lufta e Ukrainës nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës”, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë. Dhe ndërsa Krimea është nën pushtimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë: lufta nuk ka përfunduar ende”, tha ai për CNN.

I pyetur nëse mund të parashikonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai shprehu se nuk do të jetë atëherë fitore.

Duke folur për rebelimin e shkurtër të organizuar nga shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, lideri i Ukrainws tha se kjo tregon se Vladimir Putin “nuk kontrollon gjithçka”.

“Lëvizja e Wagner-it thellë në Rusi dhe marrja e disa rajoneve tregon se sa e lehtë është të bëhet. Putin nuk e kontrollon situatën në rajone. E gjithë ajo fuqi vertikale që ai kishte më parë po shembet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA