Wagneri në Bjellorusi, Polonia blindon kufirin: Përgatitje për më të keqen!

03/07/2023 14:28

Pas lajmeve se mijëra pjesëtare të grupit Wagner janë vendosur tashmë në Bjellorusi, Polonia fqinjë ka nisur forcimin e kufirit. Për sigurinë e kufirit polak me Bjellorusinë janë në gatishmëri 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë, por tani po dërgohen dhe trupa shtesë.

Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski njoftoi se për shkak të situatës së tensionuar, ka vendosur të shtojë forcat në kufi me 500 policë nga njësitë parandaluese dhe ato kundër terrorizmit”.

Zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, i cili është lideri i  i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet në Poloni, pohoi me shqetësim pak ditë më parë se tashmë në Bjellorusi duhet të kenë rreth 8,000 pjesëtarë të trupës Wagner. Kaczynski shpjegoi se Polonia do të ndërmarrë hapa si të përkohshëm edhe të përhershëm për të forcuar kufirin, të cilat përfshijnë edhe rritjen e pranisë së forcave të sigurisë dhe shtimin e fortifikimeve.

Ai tha se prania e trupës Wagner në Bjellorusi mund të nënkuptojë një “fazë të re të luftës hibride, një fazë shumë më të vështirë se ajo me të cilën kemi pasur të bëjmë deri tani”.

Kreu i Wagnerit, Yevgeni Prigozhin mbërriti në Bjellorusi e pas tij edhe pujesëtarë te tjerë të grupit mercenary, pas marrëveshjes së arritur me Kremlimin me ndërmjetësimin e udhëheqësit bjellorus Aleksander Lukashenko, në vazhdën e rebelimit të armatosur që ngjalli frikën e një grushti shteti në Rusi.

Mbërritja e Prigozhinit në Minsk ngjalli shqetësimin e të gjitha vendeve të e NATO-s që kufizohen me Bjellorusinë, përkatësisht Letonia dhe Lituania dhe Polonia, e cila disa kohë më parë e akuzoi Bjellorusinë se krijoi artificialisht një krizë emigrantësh në kufi, duke lejuar kalimin e kufirit nga të ardhure prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA