Vizita e ish-Presidentit të SHBA/ Alizoti komenton retorikën: Clinton foli për vlerat, Rama foli vetëm për veten e tij

03/07/2023 21:36

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka komentuiar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, retorikën e fjalimeve të mbajtura ditën e sotme në pritje të ish-Presidentit Bill Clinton.

Alizoti u shpreh se Clinton gjatë fjalës së tij kishte në fokus humanizmin e vlerat, ndërsa me Ramën sipas tij ndodhi e kundërta.

Ai tha se kryeministri lartësoi kultin e individit duke vënë vetën në vend të parë në çdo fjalë që thotë.

“Që kjo ka një simbolikë dhe vlera, një ish-president merr titullin e nderit, viziton Shqipërinë dhe ka qenë deçiziv për çështjen e Kosovës ky është një nder për vendin tonë. Personalisht nuk më pëlqen politika e spektaklit. Më pëlqen politika europiane esenciale. Skema me ato fëmijët ishte spektakolare. Shqipëria është më pak demokratike se ç’ka qenë para pesë vitesh. Ka një opozitë jo në formë, nuk ka zgjedhje pa korrupsion është një vend i inkriminuar dhe Shqipëria duhet t’i afrohet Amerikës përmes vlerave dhe jo spektaklit. Mendoj se shqiptarët duet të jenë më esenciale, reale. Vizita ka vlerë, po ta shikoni fjalimin e Clinton është një fjalim që i drejtohet vlerave e mirësisë ndërsa Rama i drejtohet vetes, pra kultit të individit. Ky është problemi i shoqërisë shqiptare. Shqipëria ende nuk ka hyrë në demokraci. Mund t’i afrohet Europës e Amerikës me vlera reale jo artificiale.”- shprehet Tomorr Alizoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA