“Talent, mentalitet, forcë dhe përvojë”, Howe “ngre në qiell” Tonalin

03/07/2023 16:18

Eddie Howe është i lumtur për afrimin e Sandro Tonalit nga Milani.

Drejtuesit e Newcastle zyrtarizuan sot mesfushorin italian si lojtarin më të ri të skuadrës së Premier League.

Që sezonin e ardhshëm do të garojë në grupet e Champions League. Tekniku 45-vjeçar i “Qymyrxhinjve”, shprehet gjithë gëzimin e tij për faktin që do të punojë me lojtarin e kombëtares italiane.

Jam i kënaqur që mirëpres te Newcastle një futbollist si Tonali. Ai është një talent i jashtëzakonshëm. Dhe ka mentalitetin, fizikun dhe teknikën e duhur për të qenë arma plus e jona.

Edhe pse vetëm 23 vjeç, Sandro ka tashmë ka përvojë të rëndësishme si lojtar protagonist në një nga ligat më të mira në Europë dhe në Champions League.

Përveçse luan edhe me kombëtaren e Italisë. Ai gjithashtu do të ketë mundësinë të rritet dhe të përmirësohet me ne. Jam i emocionuar që do të punoj me të”, deklaroi Howe.

Operacioni i transferimit të mesfushorit nga Milani te Newcastle, u arrit për shumën 80 milionë euro (përfshirë bonuset). Ndërkohë që Tonali do të përfitojë 10 milionë euro (8+2) në sezon në “St. James Park”.

Pasi shkroi fjalë emocionuese për Milanin dhe tifozët e kuqezinjve, Tonali foli edhe për nisjen e aventurës së re: “Dua të falënderoj Newcastle, që po më dhuron këtë mundësi të madhe në karrierën time.

Dua ta shlyej besimin në fushën e blertë, duke dhënë gjithçka kam. Siç kam bërë gjithmonë. Jam realisht i emocionuar që do të luaj në St. James Park. Mezi po pres të ndjej ngrohtësinë e tifozëve”./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA