Skënder Drini, një individualitet i spikatur në letërsinë shqipe, është një nga ata shkrimtarë të lënë dukshëm në hije.  

I lindur në Voskopojë të Korçës, pasi kreu Universitetin e Tiranës ai punoi si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982. Vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu.

E ndërsa shkrimtarin e përcaktuan si një njeri jashtë sistemit, dhe të vetmuar, sipas akademik Shaban Sianit pikëtakime të tij mund të ketë vetëm me Migjenin.

Pas viteve ’90 Skënder Drini ishte diplomat në Turqi. Ndërsa në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër. Për kontributin e tij në kulturë ai është laureate i Cmimit të Republikës së Shqipërisë.

U nda nga jeta më 16 dhjetor 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA