Përveç Luiza Gegës në Lojrat Olimpike Europiane të Krakovit të Polonisë, ku u shpall kampion në dy garat në 5000 m dhe 3000 m/p, edhe atleti tjetër shqiptar, Franko Burraj i Vllaznisë së Shkodrës.

“Gara shkoi shumë mirë, ku në fillim mora pjesë në garën e 400 m dhe në garën e 200 m arritta të thyej edhe rekord kombëtarë. Tani kam garat e ardhshme që është Ballkaniada më 20 korrik ku shpresoj të kem edhe aty rekord”, tha Burraj.

Franko ka fatin që për stërvitjen e disiplinës së tij që duhet pista me tartan, mund të stërvitet në stadiumin “Loro Boriçi” ndër të paktit në vend që ka edhe pistën e atletikës.

“Unë për momentin stërvitem në Shkodër dhe bëj dy herë në ditë stërvitje pasi do të jetë një arë e vështirë ku duhet rezistenca dhe duhet të ruhen nivelet e acidit laktik”, tha ai.

 Burraj është ndër të paktët sportistë kampion që nuk është e pjesë e klubit Tirana dhe për këtë ai tregon se ka qenë një zgjedhje personale pavarësisht kushteve që mund të jenë më të mira në kryeqytet.

“Kam pasur oferta por kam pasur dëshirë që të qëndroja në Shkodër dhe tani që gjërat kanë ndryshuar edhe në Shkodër, uroj të jemi në rrugën e mbarë.”

Pas Luiza Gegës dhe Izmir Smajlajt, Franko Burraj është sportisti i tretë i kategorisë elitare në sportin e atletikës që synon të ndjekë rrugën e tyre.

“Ne jemi krenar për Luiza Gegën dhe sfidat e mija janë që të punoj shumë që një ditë të jem edhe unë kampion europe”, tha atleti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA