Gazetari Luan Rama ka analizuar fjalimin e ish-Presidentit të SHBA-ve Bill Clinton, që mbajti ditën e sotme në Shqipëri.
Rama u shpreh se Clinton përcolli shumë mesazhe të forta, ku më i rëndësishmi ishte që Kosova të ndalë marrëzinë në veri të vendit.
Sipas Ramës, Clinton është i zhgënjyer në lidhje me Kosovën pasi ka punuar shumë që të dilte nga ajo gjendje dhe jo të zhytej sërish.
“Po i referohem Clintonit është momenti kur Presidenti që fitoi luftën bashkë me NATO-n, vjen një moment kur paqja është në zgrip për shkak të një situatë që është krijuar në Kosovë dhe apeloi simbolika e u kthye pastaj tek rasti i rinisë së vet. Vjen pastaj tek mesazhi që dha që ndalin këtë marrëzi se ndjen edhe zhgënjimin, njeriu që 25 vite më parë ndaloi situatën dhe tani e gjen vendin prapë në të njëjtën situatë. Clinton e di shumë mirë se kush është Vuçiç, por mesazhi nuk ishte i adresuar vetëm tek dy persona ishte më i gjerë se kaq. Ishte për gjithë shoqërinë e vendeve të Ballkanit për gjithë klasën politike. Detajet janë edhe një çështje profesioni, i interesojnë Ramës.”– tha Luan Rama.
Top Channel