Gazetarja Gerta Zaimi ka quajtur mbrëmjen e sotme në “Top Story” i quajti shqiptarët e Kosovës “bukëshkalë” ndaj Amerikës.
Ajo u shpreh se Clinton me anë të fjalimit të tij u mundua të përcillte mesazhin se edhe pakica mund të bëhet shumicë nëse ndjek vlerat dhe humanizmin, por sipas saj Clinton u mundua të thoshte se nuk duhet harruar historia dhe katër komunat në veri të Kosovës.
“Është një gjeneratë e re që po i kujton e sjell në mendje Kosovës që duhet të kujtojë tek ajo që ndodhi në 99 dhe Klintoni e bëri shumë bukur në diskutimin e tij. Clinton ishte shumë elegant e diplomatik që bëri. Mesazhi ishte shumë i qartë ai mori shembull Nelson Mandelën, mesazhi ishte që pas 27 vitesh burg kur ai bëhet president, e kthehet nga pakicë në shumicë, ai nuk harron dhe i thotë një vajze të vogël që ti mund të bëhesh president e vendit. Kështu që simbolika më e fuqishme është që ti që ishe dikur pakicë mund të kthehesha në shumicë por nuk mund të harrosh ato katër bashkitë. Ai është shumë diplomat por me mesazhe shumë të qarta. Unë po të isha sot një Kosovar i thjeshtë do të më vinte pak zor për faktin që jam bukshkalë me Amerikën dhe po të isha një intelektual i mirëfilltë në Kosovë do të reflektoja për fjalët e Clintonit për vlerat dhe humanizmin. Duhet kujtuar që lufta është një nga të paktat që u mbështet për të drejtën e një populli kundër një gjenocidi. Është hera e parë në historinë modern që bëhet diçka e tillë.”-tha Gerta Zaimi.
Top Channel