Fansja e Taylor Swift maskohet për intervistën në TV pasi kishte marrë pushim si ‘e sëmurë’ nga puna (video-foto)

03/07/2023 21:54

Një dashamirëse e këngëtares amerikane Taylor Swift qe kishte marrë pushim ‘me hile’ natën e koncertit të idhullit të saj në Cincinnati, SHBA, dhe duke shpresuar se askush nuk do ta njihte, dha një intervistë qesharake televizive.

E reja që kishte lënë ditën e punës duke thënë se ishte “e sëmurë” ishte frymëzuar nga kënga e Swift “Anti-Hero”, duke u maskuar si një nga fantazmat e videos.

Teksa priste në radhë për të blerë sende tematike të koncertit të Taylor Swift ku shiteshin kapuçë për $75 dhe bluza për $40, tifozja e zjarrtë doli para kameras në një intervistë me rrjetin vendas WKRC-TV Local 12.

“Ja ku kemi dy tifoze Swiftie këtu që duan të mbeten anonime, ato kanë marrë pushim nga puna duke thënë se janë sëmurë,” tha intervistuesjA. “Kanë ardhur nga Louisville, dhe kanë arritur në 2.45 të mëngjesit.”

Duke u kthyer nga dy vajzat me batanije në kokë, njëra edhe me syze dielli mbi to, gazetarja shtoi: “Më tregoni sa e doni ju Taylor Swift – sepse ju keni ardhur duke braktisur punën, apo jo?”

Një prej tyre u përgjigj: “Po është e vërtetë, biles une doja ta quaja vajzën time, Taylor, por nuk më lejuan familjarët…”

Tifozja shtonte se donte të blinte plaçka nga kamioni tematikës së këngëtares, dhe shtonte se do të merrte vajzën e saj 11 vjeçare në koncert.

Gazetari i siguroi ato se nuk do t’i tregonte askujt për dinakërinë e tyre për të ndjekur këngëtaren. “Asnjë nga ne këtu nuk do ta tregojë sekretin”, tha ajo me ironi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA