Ermal Dredha merr detyrën në krye të bashkisë Vlorë, mesazhi para administratës: Nuk kemi kohë për të humbur!

03/07/2023 15:48

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili sapo ka marrë detyrën, është pritur nga Dritan Leli në bashki. Në fjalën e parë si kryetar bashkie, ai ka kërkuar angazhim nga e gjitha administrata.

“Unë i shoh njerëzit në sy”, tha Dredha, “kush është i aftë për të vijuar, do të qëndrojë. Kush jo, do të largohet. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për më tepër t’i humbasim kohë qytetit dhe qytetarëve të Vlorës”.

I shoqëruar dhe nga prefekti, Dredha mori sot zyrtarisht drejtimin e bashkisë Vlorë. Teksa firmosnin, paraardhësi i tij, Leli, i ka paraqitur Dredhës disa nga projektet, për të cilat pritet të vazhdojë puna gjatë këtij mandati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA