Deputeti i PD: Kurti burrë i zgjuar, e nisi nga burgu di të bëj politikë, me Ramën bën vetëm gallatë

03/07/2023 22:48

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si një njeri të zgjuar në politikë, ndërsa për atë të Shqipërisë, Edi Ramën tha se nëse ulesh në tavolinë me atë mund të bësh vetëm gallatë.

“Ai takon vrasësin e shqiptarëve Vuçiçin dhe mos ulet me Kurtin, i cili është një i burgosur politik nga Vuçiçi, mos të ulet në tavolinë”, tha Alizoti drejtuar Ramës.

I pyetur nga Grida Duma se a e ka kërkuar Kurtin ta takojë, deputeti tha:  “Ai mund ta ketë kërkuar por ai duhet të dijë diçka. Ky Open Ballkan e ka çuar deri aty që mos të mos takohet me atë. Shqipëria është 100 e ca vjet shtet. Një politikan i madh është mbi egon e tij dhe mbi pushtetin e tij. Ai nuk është në Parlamnet, nuk po bën batuta me PS-në që i tall nga mëngjesi deri në darkë. Është me një person që është shumë serioz në politikë”.

“Është një njeri që e ka filluar lëvizjen vetëm, nëpër burgjet e Serbisë, është njeri që ka rrezikuar jetën. Nuk pranon gallatën dhe ekzibicionizmin e Ramës”, u shpreh ai për Kurtin në Top Story.

Kuriti është më serioz se Rama?

“Absolutisht që po, me Kurti mund të ulesh të flasësh për të gjithë filozofët e botës, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë. Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend”, tha Alizoti.

Dijenia të bën politikan më të mirë dhe më serioz?

“Më mirë të ditur se budallenj. Ne kemi shumë budallenj”, përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA