Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Ballkani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Champions League, ku do të ndeshet me Ludogorets (Bullgari) që në turin e parë.
Me skuadrën e Ilir Dajës, së cilës do t’i bashkohet dhe një tjetër lojtar cilësor.
Burimet të sigurta bëjnë me dije se Vesel Limaj do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i kampionëve të Kosovës. Mesfushori, cili u shpall kampion me Tiranën (2022), luan prej pak muajsh me Hermannstadt, Rumani. Ku ka dhe një vit kontratë.
Megjithatë, aventura e Limajt në futbollin rumun do të përfundojë shpejt. Ballkani do të paguajë rreth 30 mijë euro për shërbimet e lojtarit, ndërkohë që klubi rumun tentoi deri në fund të mbante dhe një përqindje të kartonit të lojtarit.
Limaj është aktivizuar tri sezone me Kukësin, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në një edicion e gjysmë mbajti veshur fanellën e Tiranës. Me bardheblutë fitoi titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.

26-vjeçari është formuar si futbollist në akademinë e Hamburg (Gjermani), ndërsa provoi edhe një eksperiencë me Horn (Austri). Përpara se të bëhej pjesë e Bylisit në Superiore.
Mesfushori ka pasaportë gjermane, megjithatë ai është nga Malisheva, zonë shumë pranë Therandës. E praktikisht do të jetë një kthim në shtëpi për të. Për Limajn do të ishte hera e parë që do të luante në kampionatin e Kosovës./ SuperSport
Top Channel