Presidenti i serbisë, Aleksandër Vuçiç, prej disa kohësh për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti preferonte krahasimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn, por kësaj radhe në leksikun e tij ka hyrë një krahasim i ri: ai me diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha sipas medias serbe “Vesti”.

“Nuk i analizojmë dot lëvizjet e Kurtit në mënyrë racionale, ai dëshiron të jetë Enver Hoxha i ri, ose një Zelenski. Ai kërkon që t’i dëbojë të gjithë serbët nga territori.”

Presidenti i Serbisë i bëri komentet në intervistën e tij për televizionin TV PRVA, ku gjithashtu nxori një paralele mes luftës në Ukrainë dhe ngjarjeve në veri të Kosovës. Ai është shprehur se pret një ofensivë të madhe në Ukrainë që do të zgjasë dy javë, të cilën, siç tha, Kurti do ta përdorë për terror edhe më të ashpër ndaj serbëve. Ai i bëri thirrje serbëve që gjatë këtyre dy javëve që të bëjnë kujdes dhe të shmangin provokimet.

“Kurti kërkon të bëhet një lloj Zelensky, udhëheqësi i ri i madh i shqiptarëve që do të bashkojë të gjitha vendet shqiptare dhe që dëshiron të bëjë diçka të madhe”, ka shtuar më tej Vuçiç. Ai lëshoi akuza edhe për arrestimin e serbëve, që i quan të paligjshme, ndërsa shprehu se ato po torturohen nëpër burgje. Deklarata këto të mohuara shpesh nga EULEX.

Këto komente vijnë në vazhdën e disa javëve tensione në Kosovë, të nxitura nga serbët lokalë. Ata pasi bojkotuan pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike lokale, tashmë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur me votë në katër komuna në veri të vendit. Përleshjet e tyre me Policinë e Kosovës dhe atë të KFOR-it sollën dhjetëra të plagosur, ndërsa sulme të vazhdueshme ka pasur ndaj forcave të sigurisë së Kosovës me shok-bomba.

Reagim i ashpër erdhi nga ndërkombëtaret që kërkojnë de-eskalimin e menjëhershëm të situatës. Për këtë, Kurti ka një plan me tetë pika, fillimisht ai kërkon vendosjen e rendit. Por BE dhe SHBA fillimisht duan largimin e Policisë së Kosovës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA