Fundjava tashmë ka sjellë sërish probleme me trafikun në disa akse rrugore të Lezhës.

Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit dhe Tales apo dhe të Velipojës në largim sjellin radhe të gjata trafiku. Akset më problematike mbeten Shkodër-Lezhë, Shëngjin-Lezhë, dhe Lezhë-Milot.

Po ashtu problematike mbeten dhe rrugët brenda qytetit të Lezhës.

Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore janë në gatishmëri sidomos gjatë fundjavës ky mbetet një problem sidomos gjatë muajit korrik dhe gusht kur dhe fluksi i turistëve apo emigrantëve rritet.

Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë tejet favorizuese që prej ditës së djeshme kjo si ka penguar aspak pushuesit të zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo të Tales për fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA