Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas masave që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kosova sot është e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët dhe kjo ka ardhur nga rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas bërjes publike të masave që do të ndërmarrë BE ndaj Kosovës, duke thënë se “Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.
Bashkimi Evropian ka marrë masa ndaj Kosovës pasi sipas tyre nuk janë ndërmarrë veprime për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Top Channel