Leicester vuajti shumë sezonin e fundit të Premier League, duke u renditur në vend të 18-të dhe për pasojë u rrëzua në Championship, kampionat ku do të garojë edicionin e ardhshëm.
Në një situatë të tillë “dhelprat” kanë filluar nga përforcimet për të siguruar ngjitjen e menjëhershme në elitë.
Mediet britanike raportojnë se te Leicester do të rikthehet një nga “heronjtë” që fituan titullin kampion në edicionin 2015-2016.
Po flasim për Danny Drinkwater, një mesfushor që aktualisht është i lirë dhe që i është vetëpropozuar klubit të “dhelprave”. Drinkwater vjen pas një viti pasiviteti, pasi nuk arriti të gjejë një ekip në korrik 2022, pasi i skadoi kontrata me Chelsea-n.
Mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të që të rigjejë veten, ndërsa tani pritet vetëm përgjigja e Leicester.
Top Channel