27/11 11:14
Shtëpia e Igor Knyazevit në Kharkiv u shndërrua në gërmadha kur u gjend në vijën e parë të luftës së Rusisë me Ukrainën.
Tani, ai po përpiqet ta rindërtojë atë duke përdorur arkat nga raketat “Grad” dhe pjesë të tjera të mbetura pas.
Knyazev është nga Dovhenke, një qytet në kufirin e rajoneve Kharkiv dhe Donetsk në Ukrainë.
Dovhenke ishte një qytet i vijës së parë midis marsit dhe shtatorit të vitit të kaluar përpara se Kharkiv të çlirohej nga uzurpuesit rus. Të gjitha ndërtesat u shndërruan në gërmadha gjatë gjashtë muajve të luftimeve.
Top Channel